Nga Ervin Resuli – Që profesorë të caktuar i lëpihen pushtetit të radhes kjo ka ndodhur dhe mund të ndodhë, por që një Universitet si Bujqësori i tëri të bëhet kornizë e pushtetit të radhës kjo më dhembë , të mos ju vrasë fare syrin që bujqësia është në regres, blegtoria është në shfarosje totale ,profesionistët që po nxjerr ky universitet po përballen me një treg të rrënuar total , kjo me dhembë shum .
Si ka mundësi që në këtë universitet nuk u gjend një grup profesorësh me shtyllë kurrizore dhe t’i thonë Kryeministrit , Ministres apo Rektorit STOP , sektorë agrar jetik jan në rënie të lirë dhe është në regres ,duhet ndryshim, duke i ofruar dhe nje zgjidhje.
Të dashur Profesoresha/Profesorë jeni balli i kombit dhe jo bishti i kavallit, dilni mbi veten se s’ju vjen vdekja nga disa projekte me pak.
Vini dinjitetin tuaj në vend përballë kujdo pushteti, jepni të ardhmen fëmijëve, nipërve dhe mbesave tuaja!
Ju shkruan një ish-studenti juaj , i 5-i ne brez i familjes Resuli si blegtor.