Tuesday, May 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIQeveria do subvencionojë fermerët për grurin, 30 mijë lekë për një ha....

Qeveria do subvencionojë fermerët për grurin, 30 mijë lekë për një ha. A mjaftojnë kaq para?

Seman – Fermerët e Semanit braktisin skemën e qeverisë për mbjelljen e grurit. Shkaku, duhet të blejnë farën e grurit dhe plehrat kimike me kupon tatimor kur kuintalë të tërë gruri i tyre dergjet me thasë në depo

Dhjetra fermerë të zonës së Semanit kanë braktisur skemën e qeverisë për subvencionimin e atyre që do të mbjellin grurë. Shkaku sipas tyre është sepse ata duhet që të blejnë farën e grurit dhe plehrat kimike me kupon tatimor, ndërkohë që kuintalë të tërë me grurë dergjen në thasë apo rifuxho në depot e tyre pranë banesave.

Faik Daka dhe Mihal Bani janë dy nga ata dhjetra fermerë që pohojnë se nuk kanë aplikuar për të përfituar nga skema e qeverisë.
Daka pohonë se del me humbje pasi ka dhjetra kuintal grurë në depot e tij të mbetur nga një vit më parë ndërsa Bani pohonë se nuk ka aplikuar sepse do të kthejë tokën, atë që ka pasur të mbjellë me grurë do e mbjelli miesër dhe e kundërta.

Robert Selimi është një fermer e blegtor i kësaj zone. Ai na tregonë se ka 40 ha tokë të marr me qera ku 5 ha nga këto do i bjell me grurë pasi pjesën tjetër e ka me elb, tërshërë e foragjere. Ai ka aplikuar por na pohonë se e ka ende pa shitur grurin e një viti më parë pasi tregtarët ua marrin me 40 mijë lekë kuintali ndërkohë që nga aplikimi grurin farë ata e blejnë me kupon tatimor 110 mijë lekë kuintali e dalim me humbje, thotë ai

Si roberti por edhe fererët e tjerë pohojnë se tokat i kanë bër gati për mbjelljen e grurit, por nëse nuk bie shi prodhimi nuk do të ket rendimentin e pritur, ashtu si tërshëra që është mbjellë por po thahet në arë pasi nuk kanë rënë rreshje dhe ujë për vaditje nuk ka.

To ndodhur në kushte të tilla ku qeveria nga njëra anë ofron subvencione me kusht që të marrësh farën e grurit dhe plehrat kimike me kupon tatimor kur gruri i tyre dergjet me thasë në depo, tregonë se po shkojnë drejt falimentimit dhe tokat që mbillnin me grurë tashmë po i mbjellin me misër

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME