Friday, November 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedGrusht shteti në Peru/ Nuk dihet kush kontrollon vendin

Grusht shteti në Peru/ Nuk dihet kush kontrollon vendin

Anëtarët e Kongresit në Peru akuzuan presidentin Pedro Castillo për grusht shteti pak orë pasi ai deklaroi se do ta shpërndante këtë organ. Mes Kongresit dhe Presidentit ka nisur një betejë deklaratash dhe aktualisht është e paqartë se kush e kontrollon vendin.

Castillo që tha se do të zëvendësonte Kongresin me një “qeveri të jashtëzakonshme emergjente”. Kongresi e injoroi këtë vendim. Madje edhe zëvendëspresidentja Dina Boluarte e konsideroi veprimin e Castillo si një “grusht shteti”. Edhe kreu i Gjykatës Kushtetuese tha se masa e tij ishte një tentativë për grusht shteti.

Lëvizja e Castillo për të qeverisur me dekret, duke injoruar Kongresin, u prit me tronditje në Peru. Disa ministra dhanë dorëheqjen në shenjë proteste. Shtetet e Bashkuara “i kërkuan fuqimisht” Castillo të anulonte vendimin e tij. Orët e fundit policia dhe forcat e armatosura të Perusë janë shfaqur në krah të Kongresit. Castillo vendosi të shpërndante Kongresin kur ky i fundit filloni procedurat për shkarkimin e tij. Ai është presidenti i tretë në detyrë që nga korriku 2021. Ai i ka akuzuar ata që synojnë ta largojnë nga detyra se po përpiqen të minojnë demokracinë.

Në një fjalim televiziv drejtuar kombit të mërkurën, ai tha: “Në përgjigje të kërkesave të qytetarëve në të gjithë vendin, ne kemi vendosur të krijojmë një qeveri të jashtëzakonshme që synon rivendosjen e shtetit të së drejtës dhe demokracisë”. Ai tha se “një Kongres i ri me kompetencat përbërëse për të hartuar një kushtetutë të re” do të mblidhej “brenda jo më shumë se 9 muajsh”.

Peruja ka kaluar një periudhë të vështirë politike. Janë shumë presidentë të rrëzuar nga detyra vitet e fundit. Në vitin 2020, ajo pati 3 presidentë brenda 5 ditëve. Castillo, i cili është një ish-mësues shkolle, pjesë e krahut të majtë, u zgjodh në qershor 2021 në një proces polarizues ku ai mundi rivalin e tij të krahut të djathtë, Keiko Fujimori. Kohët e fundit ai është përballur me akuza për korrupsion. Ai thotë se ato janë pjesë e një komploti për ta rrëzuar.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME