Përditësimi më i fundit i WhatsApp do të sjellë avatarë të personalizuar në aplikacionin e njohur të mesazheve. Përdoruesit në të dyja pajisjet Android dhe iOS do të jenë në gjendje të krijojnë karakteret e tyre virtuale 3D dhe t’i vendosin si foto profili.
Është hera e parë që kompania e prezanton këtë veçori në WhatsApp. Ajo e ka shpërndarë tashmë në platformat e tjera të saj Facebook dhe Instagram dhe Messenger.
Avatari është një version digjital i juaji. Ai mund të krijohet nga miliarda kombinime të stileve të ndryshme të flokëve, tipareve të fytyrës dhe veshjeve.
Dërgimi i një avatari është një mënyrë e shpejtë dhe argëtuese për të ndarë emocionet me miqtë dhe familjen. Mund të jetë gjithashtu një mënyrë e shkëlqyer për të përfaqësuar veten pa përdorur foton tuaj reale.