Një lajm fatastik ka ardhur ditën e sotme për sulmuesin e kombëtares sonë të futbollit, Armando Broja. Sipas “Goal.com” përveç Napolit, West Ham dhe Newcastle, të cilët dihet që kanë shfaqur interes që më përpara për Brojën, tashmë në garë për shërbimet e djaloshit nga Kopliku kanë shfaqur edhe dy ekipet e Milanos.
Thuhet se Milan dhe Interi tashmë po mendojnë për Armando Brojën. Kuqezinjtë dhe zikaltërit kanë nevojë për një palë këmbë të reja dhe të talentuar në repartin e sulmit, dhe drejtuesit e klubeve kanë piketuar Armando Brojën.
Chelsea tashmë duhet të vendosë nëse do ta shesë të riun për këtë verë për shumën e 30 milionë eurove apo do ta mbajë.
Broja këtë sezon ka bërë shumë mirë me Southampton, ku ka luajtur 38 ndeshje në total, ka shënuar 9 gola dhe ka asistuar një herë.
Kartoni i tij është në pronësi të Chelsea, por do të shikojmë gjatë merkatos së verës se çfarë do të vendosë klubi anglez për të ardhmen e shqiptarit