Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSulmi kibernetik/ 3 shtete përgjigje negative prokurorisë dhe policisë

Sulmi kibernetik/ 3 shtete përgjigje negative prokurorisë dhe policisë

Hetimin për sulmet kibernetike ndaj sistemeve të AKSHI-t dhe Policisë së Shtetit duket se nuk do e ndihmojë dot as bashkëpunimi me shtetet e huaja ku më herët Prokuroria e Tiranës ka dërguar letër-porosi.

Në tre përgjigje të marra nëpërmjet oficerëve të kontaktit, shtete si  Holanda, Danimarka apo edhe Singapori, i kanë thënë autoriteteve shqiptare se adresat e IP-ve të identifikuara nga ku ka ardhur sulmi janë të lëvizshme dhe për këtë arsye ato nuk mund të gjurmohen.

Prokuroria mbetet në pritje edhe të përgjigjeve nga 19 shtete të tjera, mes të cilave Kina, Anglia dhe Rusia, ku janë dërguar edhe vendimet gjyqësore për të bllokuar të gjitha rrjetet e komunikimit të hakerave.

Ndërkohë në Shqipëri hetimet janë përqendruar në përgjegjësinë institucionale në rastin e dy sulmeve kibernetike.

Prokuroria ka marrë në hetim 5 zyrtarë, me detyrë IT për ‘Shpërdorim detyre’ sipas të cilës duhet të kishin kërkuar raporte për mirëmbajtjen e sistemeve, megjithatë Gjykata e Apelit pak ditë më parë urdhëroi hetimin e tyre në gjendje të lirë. /TvKlan

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME