Robert Lewandowski është i sigurt: Topi i Artë i vitit 2023 tashmë është vendosur. France Football nuk e ka zbuluar ende datën zyrtare të mbrëmjes gala, por dorëzimi i çmimit të lakmuar duhet të bëhet mes nëntorit dhe dhjetorit. Sulmuesi polak megjithatë beson se sfida mes kampionëve të futbollit botëror tashmë ka përfunduar. Fituesi është përzgjedhur.
Në të kaluarën, Topi i Artë jepej në bazë të performancës së lojtarëve në vitin kalendarik. Nga viti 2022, ndërkohë, u vendos që t’i caktohet kampionit që u dallua më shumë në sezonin sportiv. Ka ende mjaftueshëm kohë para se të dekretohet fituesi, por jo për Lewandowski. Topi i Artë i vitit 2023 do të jetë Lionel Messi.
Pleshti, i cili së fundmi fitoi Kupën e Botës me Argjentinën e tij të lindjes, është superfavoriti. Sulmuesi i Barcelonës tha se tashmë është vendosur, Messi do të ketë Topin e tij të tetë të Artë: “Sigurisht – tha ai për Mundo Deportivo kur u pyet nëse çmimi kishte tashmë një fitues –. Mund të jetë një lojtar tjetër që luan për të njëjtin klub, por ka vetëm një Botëror që vendos se kush do të fitojë këtë sezon. E Leo tani është në krye falë asaj që ka arritur, që do të thotë gjithçka për të. Tani ai mund ta shijojë”.
KUSH MUND TA NDALOJË PLESHTIN?
Nuk është çudi që dikush mendon se Messi do të fitojë trofeun. Lojtari i PSG-së më në fund fitoi Kupën e lakmuar të Botës. Për më tepër argjentinasi shënoi një dygolësh në finale. Lewandowski ka lënë të kuptohet se i vetmi person që mund ta ndalojë Messin të fitojë çmimin sezonin e ardhshëm është Kylian Mbappé.
Francezi arriti të dallohej në Katar dhe gjithashtu shënoi një trigolësh në finale. Prandaj, të dy do të ishin favoritët, por 35-vjeçari duket se ka avantazhin, sipas Lewandowski. Polaku ishte superfavoriti për edicionin 2020, por France Football në fund vendosi të mos e jepte trofeun për shkak të Covid.