Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLEMAGAZINË111 vjet më parë hurmat erdhën nga Jemeni në Shqipëri

111 vjet më parë hurmat erdhën nga Jemeni në Shqipëri

Në fshatin Kutuman të Librazhdit është kultivuar pema e parë e hurmës në Shqipëri.

Siç tregojnë banorët, një rrënjë e saj mbërriti nga Jemeni në vitin 1911 nga fermeri i zonës Adem Karaj, i cili në ato vite kishte emigruar drejt Stambollit.

‘Isha e vogël, kam dëgjuar ka pas punuar një nga banor i fshatit në Stamboll. Pronari tij kishte sjell tre rrënjë. Dhe iu lut atij ti jepte një. Ai e solli këtu. Por i bujqësisë ka qenë gjyshi, ia bëri Yzmetin. Nuk e dinim çfarë është, nuk I dinim emrin. Kanë marrë një kokërr këto. Dhe e kanë çuar atje në kurbet dhe u kanë treguar emrin.’

Hurma shekullore. Është hurma e pare e Shqipërisë. Jam i kënaqur qe ajo te kujtohet. Hurma e parë që ka ardhur në Shqipëri. Ka ardhur para 1 shek nga Jemeni. Është një pemë që ka ardhur nga jashtë. E ngulën në atë kohë, bëri kokrra. Por nuk e dinin’.

Por, sipas gojëdhënave, në atë kohë banorët e kësaj zone nuk kishin asnjë informacion për këtë lloj peme.

‘Si u rrit kjo. Kosovari i tha shumohet kjo. Më pas ajo u shpërnda në Shqipëri, Kosovë, edhe ngeli hurma e parë nga kjo. Duhet të jetë një kujtese dhe duhet të mbahet mend nga të rinjtë. Ta dinë që në Shqipëri ka hyrë kjo’.

Fermeri Kujtim Kujtila tregon se pas mbjelljes së rrënjës së parë, banorët e kultivuan atë edhe në zona të tjera.

‘Përmes shartimit, banorët e kultivuan edhe në Elbasan, e qytet të tjera’.

Nuri dhe Bukrie Kamolli shpresojnë që të rinjtë të mësojnë më shumë rreth historisë së kësaj peme./abc

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME