Kristjan Asllani, do e nisë titullar ndeshjen e Interit në Kupën e Italisë ndaj Parmës. Pak minuta para ndeshjes, që starton në orën 21:00, trajneri Inzaghi ka zbuluar titullarët, ku menjëherë bie në sy prezenca e Asllanit. Mesfushori shqiptar ka pasur shumë pak hapësira te Interi këtë sezon, por kjo është një mundësi e mirë për të treguar potencialin e tij.
Formacionet zyrtare:
INTER (3-5-2): Onana; D’Ambrosio, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Gagliardini, Asllani, Mkhitaryan, Gosens; Lautaro, Correa.
PARMA (4-2-3-1): Buffon; Coulibaly, Romagnoli, Valenti, Oosterëolle; Bernabè, Sohm; Man, Vazquez, Bendyczak; Inglese.