Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËSkandali/ PD: Si po vidhen zgjedhjet në heshtje nga Bledi Çuçi

Skandali/ PD: Si po vidhen zgjedhjet në heshtje nga Bledi Çuçi

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka denoncuar atë që ai e quajti një skandal sa i takon listës së zgjedhësve për lokalet e 14 majit. I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Bylykbashi nxori një dokument, ku sipas tij, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi i ka ndryshuar qendrën e votimit, rreth 1 milion 280 mijë zgjedhësve pa dijeninë e tyre. Sipas Bylykbashit, kjo është një provë që tregon se mazhoranca kërkon të vjedhë zgjedhjet.

“Ndërsa ne bëjmë këtë lloj debati, regjistrohet, nuk regjistrohet PD-ja, ka të drejtë të ngrejë komision, Ministria e Brendshme, me një të rënë të lapsit, tani, i ka ndryshuar qendrën e votimit, pa e ditur zgjedhësit, gati 1 milion 280 mijë zgjedhësve, pa e ditur ata, 35% e totalit. Është fakt që sapo e kam marrë në dorë. Janë të dhëna të identifikuara.

Cfarë do të thotë kjo? Ditën e votimit zgjedhësit do të shkojnë nga një qendër tek tjetra për të marrë vesh ku e kannë qendrën e vet. Do mërziten dhe nuk do të shkojnë të votojë. Teksa ne bëjmë këto debate, ministria e Brendshme po bën këtë gjë. Këto janë të dhëna nga auditi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Me gjithë pengesat që janë krijuar ka dalë edhe kjo e dhënë sot. Në ekstraktin e ccdo muaji del nga një listë zgjedhësish. Në 2 të fundit janë 1 milion 280 mijë zgjedhës që u është ndryshuar qendra dhe ata nuk e dinë. Nuk ka bërë kërkesë zgjedhësi për ndryshim. Shkelje skandaloze e nivelit të vitit 2003” – tha Bylykbashi.

Edhe në zgjedhjet e 25 prillit pati një numër të madh votuesish që ankoheshin se nuk gjenin dot emrin në lista ditën e diel. Në atë kohë ministria e Brendshme tha se kishte hequr dubikimet dhe se kishte rregulluar ccështjen e atyre që banonin në një vend dhe ishin të regjistruar në një vend tjetër. Por PD në atë kohë denoncoi edhe disa raste të personave që u ishte ndryshuar pa njoftim qendra ku hidhnin votën prej vitesh. 

Euronews Albania ka siguruar dokumentin që Oerd bylykbashi denoncoi për listën e zgjedhësve
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME