Monday, October 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETNë pranga 2 hajdutë të dyshuar, vodhën para dhe vegla pune

Në pranga 2 hajdutë të dyshuar, vodhën para dhe vegla pune

Fier – Vodhën një shumë parash, një motomjet dhe vegla pune, në 2 banesa, Policia identifikon dhe vë në pranga 2 autorët e dyshuar.

Në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, identifikuan, kapën dhe ndaluan 2 shtetas të cilët dyshohen se kanë vjedhur një shumë parash në një banesë në Petovë, si dhe 1 motomjet dhe vegla pune në një banesë tjetër, në Libofshë.

Konkretisht, u ndaluan shtetasit Elton Kuqi 27 vjeç, banues në Ndërnënas dhe Ledjaon Gjika, 32 vjeç, banues në Libofshë, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.
Strukturat e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të veprimeve për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrëvënies të qëllimshme apo nga pakujdesia, referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. B., banues në Levan, pasi dyshohet se në lagjen “Pularia”, Levan, ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe toke me barishte dhe pemë ulliri, në pronësi të një shtetasi tjetër.

Në Komisariatin e Policisë Lushnjë ka bërë kallëzim shtetasja E. H., 35 vjeçe, se motra e saj, shtetasja H. K., 33 vjeçe, është larguar nga banesa, më datë 23.07.2023 dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e 33-vjeçares.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME