Në Fier, masivet pyjore të Peshtanit dhe Kreshpanit, edhe mëngjesin e kësaj të mërkure vijojnë të jenë nën pushtetin e flakëve.
Një vatër, e cila ka qëndruar aktive përgjatë gjithë natës, ka marrë përhapje më të gjerë duke rrezikuar edhe banesat në Kraps por falë ndërhyrjes së shpejtë të mjeteve zjarrfikëse është neutralizuar
8 mjete zjarrfikëse janë në terren për neutralizimin e flakëve dhe 80 forca ushtrie, ndërkohë që në në ndihmë të tyre ka mbërritur edhe helikopteri Cougar .
Era favorizon përhapjen e flakëve dhe riaktivizimin e vatrave të zjarrit.
Zjarri ne zonen e Peshtanit ka nxjerr ne rruge municion luftarak. Fare prane rruges Fier- Cakran eshte gjetur nje kuti mbushur me fisheke te cilat perdoren per automatike kallashnikov. Nuk dihet se ciles periudhe i perkasin por mendohet qe jane fshehur ne kete zone nga trazirat e vitit 97.