Sunday, May 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVazhdon djegia e pyjeve në Peshtan dhe Kreshpan, zjarri "zbulon" municion luftarak

Vazhdon djegia e pyjeve në Peshtan dhe Kreshpan, zjarri “zbulon” municion luftarak

Në Fier, masivet pyjore të Peshtanit dhe Kreshpanit, edhe mëngjesin e kësaj të mërkure vijojnë të jenë nën pushtetin e flakëve.

Një vatër, e cila ka qëndruar aktive përgjatë gjithë natës, ka marrë përhapje më të gjerë duke rrezikuar edhe banesat në Kraps por falë ndërhyrjes së shpejtë të mjeteve zjarrfikëse është neutralizuar

8 mjete zjarrfikëse janë në terren për neutralizimin e flakëve dhe 80 forca ushtrie, ndërkohë që në në ndihmë të tyre ka mbërritur edhe helikopteri Cougar .

Era favorizon përhapjen e flakëve dhe riaktivizimin e vatrave të zjarrit.

Zjarri ne zonen e Peshtanit ka nxjerr ne rruge municion luftarak. Fare prane rruges Fier- Cakran eshte gjetur nje kuti mbushur me fisheke te cilat perdoren per automatike kallashnikov. Nuk dihet se ciles periudhe i perkasin por mendohet qe jane fshehur ne kete zone nga trazirat e vitit 97.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME