Wednesday, November 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREMë shumë ndeshje e spektakël: Uefa prezanton formatin e ri të Champions...

Më shumë ndeshje e spektakël: Uefa prezanton formatin e ri të Champions League

Një turne më i larmishëm, më i paparashikueshëm, me ndeshje më të rëndësishme dhe më shumë përplasje të mëdha”. Ky është objektivi që UEFA i ka vënë vetes me reformimin e Champions League dhe të Kupave të Europës në përgjithësi. Ndryshimi do të nisë sezonin e ardhshëm dhe u prezantua në thellësi në një konferencë për media në Milano. Protagonist ishte zëvendëssekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Giorgio Marchetti, që u fut në detaje të të gjithë risive. “Formati perfekt nuk ekziston, por ne u përpoqëm t’i afrohemi sa më shumë”, është shprehur ai.

Risi që mund të çojnë edhe në praninë e njëmbëdhjetë skuadrave nga i njëjti vend në kupa. Në veçanti, duke parë Serie A, katër vendet e para të renditura në kampionat mund të luajnë në Champions League, i pesti i renditur nëse Italia do të ishte ndër dy më të mirat në renditjen sezonale dhe fituesit eventual të Champions dhe Europa League nëse do të përfundonin jashtë pozicioneve të kupës. Këtyre mund t’u shtohen tre skuadra të kualifikuara në Europa League – e gjashta në tabelën e kampionatit, fituesi i Kupës dhe fituesi eventual i Conference League jashtë renditjes evropiane – dhe një ekip i kualifikuar në Conference League përmes kampionatit. Në total njëmbëdhjetë ekipe.

STRUKTURA

Duke u rikthyer në strukturën e kupave, UEFA filloi të mendojë për reformën që në vitin 2018, me nevojën për ndryshim të lidhur veçanërisht me objektivin e gjallërimit të fazës së grupeve, ofrimit të ndeshjeve më të rëndësishme dhe më shumë ndeshjeve të mëdha, duke krijuar një turne me tërheqje më të madhe. Kështu, formati do të zgjerohet në 36 skuadra për secilën nga tre kompeticionet dhe mbi të gjitha do t’i thotë lamtumirë fazës së grupeve që karakterizon Champions që nga viti 1991.

Në fakt do të ketë një renditje të vetme, ku çdo skuadër do të përballet me tetë kundërshtarë të ndryshëm në fazën e parë. Tetë më të mirat në renditje do të kualifikohen direkt në raundin e 1/8, nga e nënta në të njëzetekatërt do të luajnë një raund play-off me fituesit që shkojnë në raundin e 1/8, ndërsa nga vendi i njëzetepestë e poshtë do të eliminohen përfundimisht (pa “rënie” në Europa League siç ka ndodhur vitet e fundit). Në rast të një numri të barabartë pikësh mes dy skuadrave, nuk do të vendosë më kriteri i përplasjes direkte (pasi jo të gjitha klubet do të përballen me njëri-tjetrin), por ai i diferencës së golave si faktori i parë diskriminues.

FAZA ME ELIMINIM

Formati i fazës së eliminimit të drejtpërdrejtë do të jetë më pas në një short të stilit të tenisit, me koka serie në bazë të renditjes, por do të mbetet sidoqoftë një element i shortit. Risi ka edhe në kalendar, me fazën e parë që do të përfundojë në janar dhe me raundin e parë që do të luhet në një “javë ekskluzive” (Champions do të luhet të martën, të mërkurën dhe të enjten ndërsa dy turnetë e tjera do të nuk luhen), si dhe në orare: java e fundit në fakt do të luhet me 18 ndeshje në të njëjtën kohë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME