Friday, October 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETShpërthimi në Lushnje, linja e tensionit të lartë ra mbi depozitat e...

Shpërthimi në Lushnje, linja e tensionit të lartë ra mbi depozitat e gazit

Lushnje – Një i vdekur nga shpërthimi në Lushnje, disa te plagosur. Keto jane detajet e fundit qe vijne nga qyteti i Lushnjes ku nje shperthim ne nje magazine ka lene te plagosur edhe deputetin e PS-se, Bujar Çela.

Magazina eshte ne pronesi te deputetit Çela. Raportohet se kater persona te tjere kane mbetur te plagosur. Raportohet se deputeti dhe personi tjeter i paidentifikuar ndodhen ne gjendje te rende per jeten.

Deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela është jashtë rrezikut për jetën thonë burime nga spitali i Lushnjes ku janë shtruar edhe 5 të plagosur të tjerë përveç tij. Gjendja e tyre është e rëndë, pasi shpërthimi ka qenë i fuqishëm në kapanonet që po ndërtoheshin në periferi të qytetit.

Dyshohet se shkak për shpërthimin është bërë linja e tensionit të lartë që ka rënë mbi depozitat e gazit, të cilat furnizonin disa biznese. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikëset dhe forca të shumta policie, ndërsa mbetet për t’u verifikuar nëse shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një gabimi njerëzor që mund të ishte shmangur.


POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME