Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREHudhra, magjistarja “heretike” e shëndetit të mirë

Hudhra, magjistarja “heretike” e shëndetit të mirë

Sipas folklorit, kjo kokërr shumë e dobishme ndihmon për të mbajtur larg vampirët dhe shpirtrat e këqij. Emri botanik për bimën e hudhrës është Allium Sativum dhe hudhra e ka marrë nofkën si “ilaç çudibërës”, sepse gëzon reputacion të mirë për të shëruar sëmundjet. Tradicionalisht është përdorur për qëllime mjekësore, si dhe në kuzhinë qysh në kohëra të vjetra. Dhe kjo vazhdon madje edhe sot, pasi që mjekët dhe ekspertët mjekësorë në kohën e sotme e mbështesin këtë pohim. Vazhdoni të lexoni për të zbuluar dobitë shëndetësore në hudhrës:

• Për lehtësimin e problemeve dentare, si dhimbja e dhëmbit, hudhra është ilaç natyror. Vendosni pak hudhër të grimcuar apo më mirë, lyeni një pjesë të vogël të pambukut në vaj të hudhrës dhe aplikojeni në pjesën që ju dhemb për lehtësim apo largim të shpejtë të dhimbjes.

• Hudhra ka veçori antivirale që ndihmojnë trupin të luftojë kundër alergjive.

• Për t’i hequr qafe ftohjen dhe gripin, ndihmon shumë nëse hani një copë të vogël të hudhrës. Hani dy apo tre thelpinj të hudhrës në ditë për disa ditë.

• Hudhra e papërpunuar është e mirë për ata që duan të humbin peshë. Pini një gotë me ujë të ngrohtë të përzier me lëngun e një gjysmë limoni së bashku me dy deri tre thelpinj të grirë të hudhrës së papërpunuar. Duke e bërë këtë gjë rregullisht në stomak të zbrazët në mëngjes hudhra do të ndihmojë në humbjen e dhjamit.

• Problemet e lëkurës si aknet, puçrrat e njollat e zeza, mund të trajtohen me hudhër. Duke aplikuar një thelb të shtypur në aknet dhe puçrrat tuaja mund të shkaktojë ndjesinë e djegies, megjithatë, pasi që hudhra përmban veçori antiseptike, do të ndihmojë në luftimin e infeksioneve nga shpërndarja e mëtejshme.

• Bërja e hudhrën pjesë e dietës suaj të rregullt është mirë, sepse hudhra vepron si pastrues natyral i gjakut. Po ashtu, problemet si tensioni i gjakut dhe kolesteroli i keq mund të kontrollohen duke konsumuar rregullisht hudhër të papërpunuar.

• Hudhra është po ashtu burim i mirë i vetive antikancerogjene, çka ndihmon në parandalimin e sëmundjeve që kërcënojnë jetën si kanceri duke parandaluar qelizat kancerogjene për t’u zhvilluar në tumore dhe po ashtu parandalon rritjen e mëtejshme të tumorit.

• Nëse dëshironi të përdorni produkt natyral në vend të shumë kremrave kundër plakjes, hudhra, po ashtu, mund të jetë e dobishme. Kjo sepse hudhra përmban veçori antioksidante që ndihmojnë në parandalimin e formimit të radikaleve të lira në trup, dhe në këtë mënyrë reduktohen rrudhat.

• Hudhra po ashtu është e dobishme për femrat shtatzëna pasi që ndihmon foshnjën nga të qenët nënpeshë, çka nuk është shenjë e mirë. Duke konsumuar rregullisht hudhër, foshnja do të lind më e rëndë.
Përgatiti: Albert Vataj

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME