Marash Kumbulla ka bërë një postim në rrjetet sociale, në të cilën ka bërë bilancin e një sezoni të gjatë dhe të vështirë dhe fanellën e Romës dhe me Kombëtaren.
Trofeu i Conference League i fituar me Romën në “Air Albania” dhe arritja shumë afër në “Play-Off”in e Botërorit me kombëtaren ishin dy nga pikat kryesore në të cilën mbrojtësi krenohet.
“Me ndeshjet e fundit me Kombëtaren, u mbyll dhe ky sezon për mua. Një vit me shumë ngjyra, sfida të reja dhe emocione të forta. Një trofe i fituar me Romën dhe objektivi i play-off-it të Botërorit që për pak e arritëm me Shqipërinë. Synimi është gjithmonë i njëjti: të rritemi dhe t’i çojmë sa më lart Romën dhe Shqipërinë. Shihemi së shpejti”, tha Kumbulla.