Nunez i pabesueshëm, dygolësh në shtesë e Liverpool në krye: Arsenal frenon
Në javën e 22-të të Premier League, Liverpool siguron tre pikë me fitoren 2-0 ndaj Brentford, falë dygolëshit të Nunez në kohën shtesë.
Ndërkohë, Arsenal humb ritmin, pasi barazon 2-2 në shtëpi me Aston Villa. Pas gjashtë fitoreve radhazi, Newcastle pësoi një humbje të rëndë 4-1 në St. James’ Park ndaj Bournemouth. Fulham mposhti Leicester 2-0 në transfertë, ndërsa Crystal Palace mori një fitore të pastër 2-0 kundër West Ham.
BRENTFORD-LIVERPOOL 0-2
Nunez shpëton Liverpool nga një tjetër barazim, duke i dhënë fitoren 2-0 në kohën shtesë ndaj Brentford. Dominim total nga “The Reds” në 45 minutat e para, por “Bees” arritën të mbanin portën e paprekur, pavarësisht 20 tentativave dhe nëntë goditjeve nga këndi nga ekipi i Arne Slot. Rasti më i pastër ishte ai i Luis Diaz në minutën e 15′, por kolumbiani gaboi nga afër. Në minutën e 35′, një goditje fantastike e Szoboszlai përfundoi në traversë.
Edhe në pjesën e dytë, Liverpool krijoi shumë raste, por nuk arriti të finalizonte deri në kohën shtesë. Në minutën e 91′, Darwin Nunez zhbllokoi rezultatin pas një asisti nga Alexander-Arnold dhe dyfishoi vetëm dy minuta më vonë. Me këtë fitore, Liverpool shkon në 50 pikë dhe ruan kryesimin në Premier League, ndërsa Brentford mbetet në kuotën e 28 pikëve, në vendin e 11-të.
ARSENAL-ASTON VILLA 2-2
Arsenal humbet terren, duke barazuar 2-2 me Aston Villa në shtëpi, pavarësisht një avantazhi të dyfishtë. “Gunners” fillojnë vrullshëm që në minutat e para dhe kalojnë në avantazh në minutën e 35′ me golin e Martinelli, pas një asisti nga Trossard. Në pjesën e dytë, Trossard sërish asistoi për Havertz, i cili shënoi golin e 2-0 në minutën e 55′.
Megjithatë, Aston Villa reagoi menjëherë dhe ngushtoi diferencën me Tielemans në minutën e 60′, ndërsa në minutën e 68′ Cash krijoi një goditje perfekte që Watkins e shndërroi në barazimin 2-2. Goli i Havertz që do të ishte i fitores 3-2 u anulua për shkak të një prekjeje me dorë. Arsenal shkon në 44 pikë, 6 më pak se Liverpool, ndërsa Aston Villa arrin 36 pikë, vetëm 2 pikë larg vendit të katërt.
NEWCASTLE-BOURNEMOUTH 1-4
Pas gjashtë fitoreve radhazi, Newcastle pëson një humbje të rëndë 4-1 në shtëpi ndaj Bournemouthit. Kluivert shënon për Bournemouth që në minutën e gjashtë, ndërsa Guimaraes barazon në minutën e 25′. Pak para pushimit, Kluivert shënon sërish për 2-1. Në fundin e ndeshjes, Kluivert kompleton tripletën në minutën e 92′ dhe asiston për Kerkez, i cili vulos rezultatin 4-1. Bournemouthi ngjitet në 37 pikë, një më pak se Newcastle, që mbetet me 38.
LEICESTER-FULHAM 0-2
Fulham merr një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Leicester 2-0. Pas një pjese të parë pa gola, Smith-Rowe kalon Fulham në avantazh në minutën e 48-të. Në minutën e 68′, Adama Traoré shënon për 2-0 dhe vulos fitoren. Fulham shkon në 33 pikë, ndërsa Leicester mbetet në vendin e parafundit me 14 pikë.
WEST HAM-CRYSTAL PALACE 0-2
Crystal Palace mposht West Ham 2-0 në transfertë. Mateta zhbllokon ndeshjen në minutën e 48′ dhe vulos fitoren në minutën e 89′ me një penallti. West Ham mbetet me 26 pikë në renditje, ndërsa Palace ngjitet në kuotën e 27.
Premier League England
Newcastle United 1-4 Bournemouth
Brentford 0-2 Liverpool
Leicester City 0-2 Fulham
West Ham United 0-2 Crystal Palace
Arsenal 2-2 Aston Villa