Emri/ I dënuar për v*asje, i burgosuri tenton të arratiset nga burgu i Fierit

Një i burgosur ka tentuar të arratiset nga Burgu i Fierit të mërkurën. Bëhet fjalë për Bledar Selmanajn. Ai ka qenë në ajrim dhe ka tentuar të dalë nga rrethimi i burgut
Selmanaj është i dënuar për vrasjen e Xhulian Bullarit dhe sipas raportimeve, ky nuk është rasti i parë që ai tenton të largohet nga burgu. Ai ka tentuar arratisjen nga burgu dhe dy herë të tjera.
Selmanaj u arrestua më 21 gusht 2021 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, 4 ditë pas ekzekutimit të 25-vjeçarit Xhulian Bullari, ngjarje e ndodhur në fshatin Babicë të Vlorës. Ai rezulton person me probleme të shëndetit mendor, ndërsa në Gjykatë nuk e ka pranuar krimin për të cilin akuzohet.
Zbardhen detaje nga tentativa që një i burgosur në burgun e Fierit ka bërë për tu arratisur.
Bledar Selmanaj ka çarë murin dhe ka dalë deri tek tarraca e godinës, duke u ngjitur nga ulluqet. Pasi ka qëndruar aty në pamundësi për të lëvizur. Tentativa e arratisjes është konstatuar nga shërbimet e burgut.
Materialet janë referuar në Prokurori nga SHKBB ndërkohë që vijojnë hetimet. Me një thikë të improvizuar Selmanaj ka gërmuar për disa kohë dhe e mbulonte me sende në mënyrë që të mos dallohej nga shërbimet e burgjeve.









