AKTUALITETTOP-NEWS

Arratisja nga burgu/ Bledar Selmanaj përdori një thikë për të gërmuar murin e qelisë

Zbardhen detaje nga tentativa e fundit e arratisjes së të burgosurit Bledar Selmanaj nga burgu i Fierit.

Ai ka çarë murin e qelitë dhe ka arritur deri tek tarraca e godinës, duke u ngjitur me ndihmën e tubave të kullimit të ujrave.

Pasi ka qëndruar aty pa mundësi për të lëvizur, tentativën e arratisjes e kanë konstatuar shërbimet e burgut.

Materialet janë referuar në Prokurori nga SHKBB, ndërsa hetimet për këtë ngjarje vijojnë.

Sipas informacionit të siguruar, Selmanaj kishte përdorur një thikë të improvizuar për të gërmuar murin dhe e mbulonte hapësirën me sende për të mos u vënë re nga shërbimet e burgut.

Historiku i Selmanajt:

Bledar Selmanaj është i njohur për aktivitetet e tij kriminale.

Ai ka qenë i përfshirë në vrasjen e 25-vjeçarit Xhulian Bullari disa muaj më parë, ngjarje që lidhej me prishjen e pazareve të drogës mes tyre.

Konflikti kishte nisur për një shumë parash të paguara me euro false për drogë, ndërsa Selmanaj kishte negociuar shitjen e 100 kg hashash mes miqve dhe të viktimës.

Selmanaj u arrestua më herët dhe ka tentuar arratisjen nga burgu edhe në raste të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button