
Shqipëria zbret në fushë mbrëmjen e sotme për të luajtur një nga ndeshjet më vendimtare të fazës kualifikuese të Kupës së Botës 2026. Kuqezinjtë do të përballen me Andorrën, në stadiumin e ri FAF në Encamp, në orën 20:45, me synimin e qartë: të sigurojnë vendin në play-off dhe të mbajnë gjallë ëndrrën e Botërorit.
Atmosfera në qytetin Encamp ka qenë e gjallëruar gjatë gjithë ditës nga tifozët shqiptarë, të cilët kanë pushtuar qendrën e qytetit, duke festuar, kënduar dhe duke mbështetur skuadrën e tyre.
Mediat vendase raportojnë se gjatë gjithë ditës së sotme qendra e qytetit Encamp është gjallëruar nga prania e tifozëve shqiptarë.
Ata janë parë duke ecur nëpër rrugët kryesore, duke krijuar një atmosferë festive përpara ndeshjes së Kombëtares.
Kjo është një mbrëmje historike, ku çdo hap i kombëtares mund të afrojë Shqipërinë më pranë ëndrrës së madhe.


𝐍𝐞̈ 𝐨𝐫𝐞̈𝐧 𝟐𝟎:𝟒𝟓, 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐚 𝐬𝐲𝐭𝐞̈ 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐞𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞 𝐤𝐮𝐪𝐞𝐳𝐢𝐧𝐣𝐭𝐞̈, 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐤𝐫𝐮𝐚𝐣𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐤𝐚𝐩𝐢𝐭𝐮𝐥𝐥 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐡𝐢𝐬𝐭𝐨𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐞 𝐟𝐮𝐭𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐭 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫.









