OP/ AN

Për zjarrdashësit që i duan zjarrin opozitës!

Nga Julian Hoxha

Ka nje vajtim te madh ne rrjetet sociale, ku kerkohet patjeter qe Partia Demokratike dhe aletatet e saj, ti vene zjarrin vendit! Pra, kerkojne me pak fjale anarshi te modelit te Edi Rames me 21 janarin dhe jo vetem! Partia Demokratike eshte parti shtetformuese, eshte formacioni me i madh opozitar, eshte sot grupimi me i madh i burimeve njerezore qe mund te marre drejtimin e vendit. Eshte subjekti politik kryesor i vendit qe ka sot lidhjet dhe anetaresimet me te medha nderkombetare ne organizata te singjashme, qe udheqin sot shtetet me te medha te globit. Pra, Partia Demokratike nuk del ne shesh per ti vene zjarrin Kryeministrise, Parlamentit, apo institucioneve. Kjo force politike del ne shesh sot per tu treguar shqiptareve se eshte aty, gati per te udhehequr vendin dhe se e ka seriozisht betejen qe ka nisur ndaj regjimit te Edi Rames! Edi Rama, Belinda Balluku dhe gjithe shpura "Rilindase" nuk po vjedhin vetem demokratet, po vjedhin xhepin e çdo shqiptari, te ardhmen e çdo femije, po fusin ne borxh breza te tere ne te ardhmen. Madje, sot Partia Demokratike nuk po mban peng askend as te protestoje dhe as te tregoje, nese ka mundesi e fuqi, qe eshte gati te udheheq vendin. Kete e di i madh e i vogel, e di shume mire cdo parti e vogel me premisa opozitare, e di shume mire dhe Edi Rama qe nuk ia le rastit te investohet me ctu gjendet cunave ne xhep per te ushqyer propaganden nga ekranet e tij. Sot e ka fushen e lire te dale ne proteste cdo kush qe e ndien se ky vend ka shprese dhe se cdo kush ka ne dore te formoje pazellin qe kjo shprese te shnderrohet ne vale sizmike qe shemb te keqen qe na ka mbuluar te gjitheve!

P.s. Zjarrdashesit qe duan te shohin opoziten ne flake, e kuptojne shume mire qe Regjimi i Edi Rames po lengon me nje kembe ne varr, por prape mendojne se ne kater mandate eshte vjedhur aq shume, sa pse jo, le te zhvasim edhe kacidhen e fundit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button