AKTUALITETTOP-NEWS

Komisar Marini: ” Ka shtim të trafikut rrugor, ja masat dhe apeli.

Fier – Menaxhimi i trafikut të rënduar dhe parandalimi i ngjarjeve të rënda rrugore me pasoja fatale për jetën do të jetë në fokus të planit të masave të ndërmarra nga sektori i qarkullimit rrugor pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Sipas shefit të qarkullimit , komisar Lulzim Marini , të gjitha rrugët kryesore, sheshet , rrugët interurbane, e veçanërisht akset problematike Levan – Tepelenë dhe Fier – Lushnje dhe Lushnje – Berat, Çermë – Divjakë , do té jenë të monitoruara me mjete inteligjente dhe radarë.

Të miturit në timon , mbeten një tjetër problematikë madhore pohon Marini , ndaj fuqishëm ka ardhur apeli për prindërit , që të mos lejojnë adoleshentët në automjet.

Ndërkohë shefi i qarkullimit është ndalur edhe te problematika e sinjalistikës rrugore e cila në shumë akse rurale lë shumë për të dëshiruar.

Në këtë kuadër i është dërguar shkresë bashkive përkatëse për marrjen e masave ndërkohé që një informacion i detajuar i është dërguar edhe ARRSH- së për ndërhyrje për mbylljen e kryqëzimeve problematike si, Kryqëzimi i Cakranit” , “ Kryqëzimi i Kafaraj, “ Kryzëzimi i Vajkanit” , “ Rrethrrotullimi i i Kolonjës ” , “ Kryqëzimi i Pushimit të Shoferit” dhe “ Mbikalimi i Savrës” , ku është kërkuar devijimi i trafikut në rrugët alternative, për të bërë të mundur shmangien e aksidenteve.

Ndërkohë sipas Marinit , në natën e ndërrimit të viteve , do té keté patrulla të shtuara dhe kontrolle me aparat drager pér përdoruesit e alkolit teksa ka bërë edhe apelin për kujdes të shtuar gjaté drejtimit në timon dhe bashkëpunimin me qytetarët që të denoncojnë né numrat 112 dhe 129 , çdo rast shkeljeje të kodit rrugor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button