Në kërkim nga Interpol/ EMRI – Arrestohet në Fier 23-vjeçari shqiptar

Një 23-vjeçar është arrestuar nga blutë e Fierit, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të autoriteteve italiane.
Prangosja e të riut, u bë me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, pasi 23-vjeçari Emiseldo Fasko, akuzohet si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.
‘Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Riminit, Itali, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”’, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Vendore të Policisë së Fierit.
Njoftimi
DVP Fier/Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, operacioni i koduar “Gjurmimi”, për kapjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar.
Akuzohet në Itali, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike, kapet në Fier dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 23-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, bazuar në informacionet e siguruara nga bashkëpunimi me partnerët italianë, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Gjurmimi”, si rezultat i të cilit u kap në qytetin e Fierit dhe u arrestua provizorisht me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi:
-E. F., 23 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Riminit, Itali, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të këtij shtetasi, në Itali.











