OP/ AN

Analizë/ Rafinerija e Ballshit, nga zemra e përpunimit të naftës, sot një iluzion energjetik.

Nga Nako Petro* – Shqipëria është një nga ato vende që natyra i ka falur pothuajse gjithçka, diell, ujë, dhe mbi të gjitha naftë. Dhe megjithatë, sot gjendet më e ekspozuar se kurrë ndaj krizave energjetike. Ironia është therëse, kemi burime, por nuk kemi më kontroll mbi to.

Simboli më i qartë i këtij dështimi është Rafineria e Ballshit. Dikur zemra industriale e përpunimit të naftës shqiptare, sot ajo përfaqëson një dilemë të madhe kombëtare, ta mbanim për siguri energjitike, apo ne shembim të ndërtonim një park fotovoltaik, duke e quajtur këtë “modernizim”?

Kjo nuk ishte thjesht një çështje investimi. Ishte një zgjedhje strategjike që ndan një shtet që mendon për krizat , nga një shtet që reagon vetëm pasi kriza ka ardhur.
Në vitet e fundit, bota ka dhënë mjaftueshëm sinjale alarmi. Nga Lufta në Ukrainë deri tek tensionet në Lindjen e Mesme, tregjet e energjisë janë tronditur vazhdimisht. Çmimet janë rritur në mënyrë të pakontrolluar, dhe vendet që nuk kanë kapacitete të brendshme përpunimi kanë qenë të parat që kanë paguar faturën.
Në këtë realitet, shumë shtete europiane kanë bërë një zgjedhje pragmatike, kanë mbajtur rafineritë e tyre në funksion, madje edhe me kosto financiare, vetëm për të garantuar pavaresi energjitike. Sepse në moment krize, tregu i lirë zhduket ,mbetet vetëm interesi kombëtar.

Shqiperia hoqi dorë nga i vetmi aset strategjik që i jepte autonomi për karburante, për ta zëvendësuar me panele diellore që, sado të dobishme të jenë, nuk prodhojnë asnjë litër naftë, benzinë apo gaz.

Shteti thoshte se rafinerija e Ballshit qe ishte projektuar per naftat e renda shqiptare nuk del me fitim, por si mund te dilte me fitim nje rafineri qe nuk furnizohej me nafte per te shfrytezuar kapacitetet e saj perpunuese , kur shteti me ligje kishte miratuar qe naftat tona te eksportoheshin.

Le ta themi qartë, një park fotovoltaik është një investim i mirë. Por nuk është zëvendësim për një rafineri. Ai prodhon energji elektrike, jo siguri për transportin, industrinë dhe ekonominë reale. Shqipëria nuk lëviz me rreze dielli ,por lëviz me karburant.
Shkatërrimi i rafinerisë nuk është thjesht një vendim ekonomik i gabuar. Është një dorëzim strategjik. Do të thotë të pranosh që, në çdo krizë të ardhshme, vendi të mbetet në mëshirë të importit, të çmimeve të diktuara nga jashtë dhe të mungesës së kontrollit.

Shumë vende në BE mbajnë rafineri edhe me fitim minimal vetëm për siguri (p.sh. Italia, Greqia).
Dhe më e rënda eshte se një rafineri e shkatërruar nuk rindërtohet lehtë, eshtë një kapacitet që humbet për dekada.

Argumenti financiar se rafineria mund të dalë me humbje është i cekët kur bëhet fjalë për siguri kombëtare. As ushtria nuk është “fitimprurëse”, por askush nuk propozon ta mbyllë për të kursyer para.

Nëse Shqipëria do të kishte një vizion të qartë, nuk do të vendoste midis Ballshit dhe energjisë diellore. Do të investonte në të dyja, një rafineri funksionale për emergjenca dhe një sektor energjie të rinovueshme për të ardhmen.
Por ajo që po ndodhi ishte më shumë si mungesë strategjie sesa zgjedhje e vetëdijshme. Dhe kjo është ajo që kushton më shtrenjtë, jo vetëm në para, por në varësi, pasiguri dhe humbje të sovranitetit ekonomik.

Ballshi nuk është thjesht një qytet industrial i harruar. Është një provë për mënyrën se si ky vend e koncepton të ardhmen e tij. Fatkeqësisht, duket se kemi zgjedhur rrugën më të lehtë por edhe më të rrezikshmen.

*Shënim: Nako Petro ka mbaruar studimet e larta në degën e kimisë industriale në Universitetin e Tiranës. Për shumë vjet ka punuar si inxhinjet në ish KPRHN Ballësh dhe për disa vite ka qën drejues i saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button