AKTUALITET
Tërmet 4.3 magnitudë Rihter në Janinë, ndihet dhe në Shqipëri

Një tërmet i fortë me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter u ndje në orën 07:20 me orën greke, 06:20 me orën shqiptare të mëngjesit të së hënës në Janinë.
Epiqendra e tërmetit ishte 2 km në jugperëndim të Asprangelit, Janinë, dhe thellësia fokale u regjistrua në 5 kilometra.
Lëkundjet e tërmetit janë ndier dhe në disa zona të Shqipërisë deri në Fier.









