KULTURË

Ndahet nga jeta papritur këngëtari Giorgos Mazonakis

Një lajm i rëndë ka tronditur skenën muzikore greke. Këngëtari i njohur Giorgos Mazonakis, një prej zërave më të spikatur të muzikës popullore greke, është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare.

Sipas raportimeve, Mazonakis pësoi një arrest kardiak dhe u transportua me urgjencë në spitalin “Elpis”, në Athinë, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin.

Lajmi ka shkaktuar tronditje të madhe te fansat dhe kolegët e tij, pasi Mazonakis ishte një figurë e rëndësishme e muzikës greke dhe prej dekadash ishte pjesë e pandarë e skenës.

Me një karrierë të gjatë dhe dhjetëra hite, ai la gjurmë të forta në muzikën greke, duke u kthyer në një prej artistëve më të dashur dhe më të identifikueshëm të brezit të tij.

Ikja e tij në një moshë kaq të re shënon një humbje të madhe për artin grek.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button