Plagosi babamë e ish bashkëjetueses, arrestohet daja i i deputetes

Roskovec – Plagosi me mjet prerës (drapër), një 67-vjeçar, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.
Policia ka arrestuar shtwtasin Bledar Bakaj 52 vjeç i cili dyshohwt se është autori i plagosjes mbrëmjen e djeshme i 67 vjeçarit Envee Grëmbi.
Burime informacioni nga fshati Suk i Rroskovecit thonë se Bakaj ëshrë daja i deputetes Zegjine Caushaj por kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin B. B., 52 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.
Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, në fshatin Suk, Roskovec, shtetasi Bledar Bakaj 52 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin Enver Grëmbi 67 vjeç, në banesën e tij, e ka goditur atë me mjet prerës (drapër), në këmbë.
Shtetasi B. B. ka thyer urdhrin e mbrojtjes që i ka caktuar Gjykata, ish-bashkëjetueses së tij (vajza e 67-vjeçarit), duke shkuar në banesën e tyre, ku më pas ka ndodhur konflikti.
Autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi B. B., u kap pas 30 minutash, afër banesës së tij, në fshatin Mbërsh, Roskovec.
Shtetasi E. G. po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.










