OP/ AN

Sot nisi viti i ri arsimor, po nesër?

Nga Përparim Kabo – Viti i ri shkollor nisi me gëzim. Por pas ditës së parë çfarë do të ndodhi? Po na vazhdim? Arsimi kërkon mësues dinjitoz , të përkushtuar dhe të palodhur. Që të jenë të tillë ata duhen respektuar në misionin kombëtar që kanë.

Atyre duhet t’u rritet paga dhe jo punonjësve të sistemit të drejtësise. Juristët janë mësuar nga mësuesit dhe jo nga vetvetja. Shkolla duhet të krijojë dëshirën për dije, egon pozitive për të njohur mundësitë duke kërkuar gjithmonë e më shumë nga vetja, dashurinë për librin, lapsin dhe fletoren.

Shkolla duhet të edukojë kultin e dijes si investim personal dhe shoqëror. Në këtë drejtim duhen braktisur dijet e tejkaluara dhe të zënë vend dijet e përparuara.

Gjithashtu i tërë ambienti shkollor e kryen misionin kur nxënësi shkon me dëshirë në shkollë. Ndaj nxënësi duhet respektuar në personalitet në bazë të parimit “autoriteti i negociushëm”. Mos harrojmë arsimi ndryshon për t’i hapur rrugë ndryshimit të shoqërisë.

P.Kabo. 14 shtator, 2026.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button