AKTUALITET

Protesta/ Policia thirrje qytetarëve: Lironi rrugën ose do veprojmë ne

Vazhdon protesta e qytetarëve kundër qeverisë.

Protestuesit janë mbledhur pranë Kuvendit dhe janë vendosur përballë efektivëve.

Ata bënë thirrje në kor si “arrestoni Ramën”, “ju erdhi fundi”, “qeveri e krimit” etj.

Një nga protestuesit i ka bërë thirrje kreut të Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, që të urdhërojë efektivët të mos ushtrojnë dhunë ndaj protestuesve.

“Asnjë polic të mos ngrejë dorë mbi protestuesit e pafajshëm. Kemi të drejtë të protestojmë. Kush ushtron dhunë ndaj protestuesve do të përgjigjet para ligjit dhe Kushtetutës. Do të jepni përgjigje në mënyrë individuale për dhunën”, tha ai.

Sot protesta ka hyrë në ditën e 110-të të saj, ku protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe mazhorancës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button