Një gjykatë në Moskë ka gjobitur gjigantin e teknologjisë Google me373 milionë dollarë për dështimin e tij të përsëritur për të hequr atë që e quajti “informacion të ndaluar” në YouTube,për pushtimin në Ukrainë.
Rregullatori rus i komunikimeve Roskomnadzor tha në një deklaratë të hënën se përmbajtja “e ndaluar” përfshinte informacione që diskreditonin ushtrinë ruse dhe ato që u bënin thirrje njerëzve të merrnin pjesë në “aksione masive të paautorizuara”.
“Për mos fshirje të përsëritur të materialeve të ndaluara, gjykata vendosi një gjobë e llogaritur në bazë të xhiros vjetore ruse të kompanisë,” tha rregullatori i komunikimeve.
Marrëdhënia e gjigantit të teknologjisë me Moskën ka mbetur e trazuar që nga pushtimi në Ukrainë.
Pas fillimit të luftës, Google ndaloi klientët e saj rusë të merrnin akses në shërbimet me pagesë në Play Store dhe YouTube