Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETMjekja Duli: Frekuentimi i pishinave shton rrezikun për veshkat

Mjekja Duli: Frekuentimi i pishinave shton rrezikun për veshkat

Sëmundjet e veshkave dhe infeksionet  gjatë stinës së verës shpeshtohen.

Mjekja nefrologe Marsida Duli tregon se kjo ndodh për shkak të frekuentimit të pishinave, prandaj edhe këshillon për ruajtjen e higjenës dhe konsultimin me mjekët specialist që në shfaqjen e simptomave.

“Referuar të dhënave botërorë statistikore 1 në 10 të rritur vuajnë nga sëmundjet urinare kronike pasi stina e verës ka shumë specifikë pasi rrit simptomat sëmundjes”- u shpreh mjekja Duli.

Gjatë stinës së verës, qytetarët drejtohen në plazhe apo pishina për të përballuar të nxehtin përvëlues, por, ndodh që këto vende të kthehen në vatra infeksionesh, e veçanërisht urinare.

Nefrologia Marsida Duli, në një intervistë për Syri Tv, tregon se është pikërisht stina e nxehtë që krijon më së shumti probleme me veshkat, duke dhënë edhe shifra.

Gjithashtu, Duli këshillon qytetarët të jenë të vëmendshëm ndaj simptomave, në mënyrë që mos të ketë agravim.

“Mjekja theksoi se të gjithë ato që kanë shneja dhe simptoma të paraqiten menjëherë të mjeku pasi duhet tu kushtohet vëmendje në kohën e duhur, ajo bëri thirrje që kur frekuentojmë pishinat duhet të kujdesemi shumë për higjenën vetjake”, thotë ajo. 

Për të mbajtur nën kontroll shëndetin e veshkave, mjekja këshillon qytetarët të kujdesen për higjenën vetjake pasi lahen në pishina, gjithashtu të qëndrojnë të hidratuar.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME