Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJIRusia gjobit Google për informacionet ‘e ndaluara’

Rusia gjobit Google për informacionet ‘e ndaluara’

Një gjykatë në Moskë ka gjobitur gjigantin e teknologjisë Google me373 milionë dollarë për dështimin e tij të përsëritur për të hequr atë që e quajti “informacion të ndaluar” në YouTube,për pushtimin në Ukrainë.

Rregullatori rus i komunikimeve Roskomnadzor tha në një deklaratë të hënën se përmbajtja “e ndaluar” përfshinte informacione që diskreditonin ushtrinë ruse dhe ato që u bënin thirrje njerëzve të merrnin pjesë në “aksione masive të paautorizuara”.

“Për mos fshirje të përsëritur të materialeve të ndaluara, gjykata vendosi një gjobë  e llogaritur në bazë të xhiros vjetore ruse të kompanisë,” tha rregullatori i komunikimeve.

Marrëdhënia e gjigantit të teknologjisë me Moskën ka mbetur e trazuar që nga pushtimi në Ukrainë.

Pas fillimit të luftës, Google ndaloi klientët e saj rusë të merrnin akses në shërbimet me pagesë në Play Store dhe YouTube

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME