AKTUALITET
Ndërron jetë në spital i aksidentuari 74 vjeçar në Levan

Fier – Ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Fierit 74-vjeçari Agur Shahaj, i cili u aksidentua pasditen e sotme nga një automjet në qytetin e Levanit, në aksin e vjetër rrugor Fier–Levan.
Pavarësisht ndihmës mjekësore, i moshuari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti.
Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe bluzat e bardha të spitalit rajonal Fier. Ndërkohë, lidhur me ngjarjen, ndaj drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin është lëshuar urdhër-arresti.
Policia po vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.







