AKTUALITET

Fier, gjendet lëndë e dyshuar narkotike në dhomën e një të dënuari në burgun e sigurisë së lartë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në sektorët e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Fier, nga grupi i forcave të policisë së burgjeve, është konstatuar një rast i dyshuar i mbajtjes së lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit në dhomën ku qëndron shtetasi me inicialet L.K., i dënuar për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike, është gjetur një qese e ambalazhuar, brenda së cilës dyshohet se ndodhej lëndë narkotike e llojit cannabis sativa.

Menjëherë pas konstatimit të rastit, është njoftuar Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, i cili do të vijojë procedurat përkatëse për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe referimin e materialeve në Prokurorinë e Fierit.

Rrethanat e rastit dhe natyra e lëndës së sekuestruar pritet të përcaktohen në vijim të procedurave hetimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button