Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedAksident masiv në Kinë, përplasen 200 makina (vidio)

Aksident masiv në Kinë, përplasen 200 makina (vidio)

Një aksident masiv ka ndodhur në qytetin kinez të Zhengzhou. Rreth 200 makina u përplasën mbi një urë për shkak të një problemi me shikueshmërinë për shkak të mjegullës. Për shkak të aksidentit 1 person humbi jetën ndërsa pati dhjetëra të lënduar. Automjetet e përplasura shkaktuan një grumbullim gjigant llamarinash.

Fotot dhe videot e postuara në mediat sociale tregojnë makina dhe kamionë të shkatërruar njëri mbi tjetrin në urën Zhengxin Huanghe. Shumë prej të plagosurve mbetën të bllokuar në automjetet e tyre. Zjarrfikësit shkuan me vështirësi drejt urës. Për shkak të mjegullës së dendur, dukshmëria u reduktua vetëm në disa metra. Kjo më pas shkaktoi edhe këtë aksident masiv.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME