AKTUALITET

Aksident me dy të plagosur, motorçiklisti përplaset me këmbësorin (vidio)

Lushnje – Aksident në autostradën Lushnje – Fier në afërsi të fshatit Rrapëz.

Një motoçikletë ka përplasur një këmbësor që kalonte në anë të autostradës. Motoçikleta me targa BK 530 që drejtohej nga shtetasi Aeksander Hila 55 vjeç ka përplasur një kalimtar të quajtur Hakim maledhi 70 vjeç. Të dy të përfshirë në aksident kanë marrë plagë të shumta dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes. Më rëndë në gjendje kritike për jetën është këmbësori Hakim Maledhi, ndërsa drejtuesi i motoçikletës Hila ka marrë plagë në kokë pasi edhe pse kishte maskën mbrojtëse me vete nuk e kishte vënë atë.

Në vendngjarje policia rrugore po disiplinon trafikun dhe po dokumenton aksidentin. Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i motoçikletës mund të ketë humbur kontrollin dhe ka goditur këmbësorin.

Lushnjë/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier” motomjeti me drejtues shtetasin A. H., 57 vjeç, banues në Pirrë, ka përplasur këmbësorin, shtetasin H. M., 77 vjeç, banues në Rrapëz.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit dhe këmbësori janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button