AKTUALITET
Aksident tragjik në Fier, humb jetën Vasil Furrari

Aksident tragjik në Fier, humb jetën një i moshuar
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:00, në zonën e njohur si “Zogu i Zi”.
Një automjet tip furgon, me drejtues shtetasin Enilson Driza, 23 vjeç, banues në Fier, ka përplasur një këmbësor, shtetasin Vasil Furrari, 82 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, i moshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier, ku po kryhen veprimet procedurale për zbardhjen e ngjarjes.
Grupi hetimor vijon punën për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.