AKTUALITET
Aksidenti/ Motori përplaset me makinën, motorristi shkon në spital

Fier – Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier- Libofshë.
Një motomjet është përplasur nga nje automjet tip “ Opel” dhe si pasojë e përplasjes së fortë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorrit i cili është trasportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier.
Motorristi ka goditur nga pas automjetin e për pasojë ka mbetur i plagosur. Në vendngjarje policia për të zbardhur rrethanat e aksidentit
Ky aks rrugor njihet si njollë e zezë për aksidentet ku përfshihen motomjetet pasi ka patur raste të shpeshta.