Alarmi/ Deti Mesdhe është nxehur 5 gradë më shumë

Një valë e të nxehtit detar është duke u goditur Detin Mesdhe. Një hartë e prodhuar nga Shërbimi Detar i Copernicus tregon anomalitë e temperaturës së sipërfaqes së detit të regjistruara më 22 qershor 2025. Zonat me të kuqe të errët tregojnë temperatura me më shumë se 5 gradë mbi mesataren sezonale. Ngrohja më intensive u regjistrua në pellgun perëndimor të Mesdheut, duke përfshirë Detin Balearik dhe Detin Tirren.
Shërbimi Detar i Copernicus ofron të dhëna detare falas dhe me qasje të hapur për të mbështetur monitorimin e shëndetit të oqeanit. “Monitorimi i anomalive është thelbësor për të kuptuar më mirë ndikimet e ndryshimeve klimatike, për të parashikuar ngjarje ekstreme të motit dhe për të menaxhuar rreziqet për biodiversitetin detar dhe komunitetet bregdetare” – thuhet në faqen e internetit të Copernicus.
Siç shpjegohet nga biologu dhe ekologu detar, si dhe sekretari i përgjithshëm i Fondacionit të Akuariumit të Genova, Tony Di Natale, “viti 2025 karakterizohet nga një valë e fortë nxehtësie në ujërat e të gjithë Mesdheut në muajin qershor, i cili këtë herë përfshin edhe Detin Ligurian i cili është karakterizuar nga erëra të dobëta dhe që ka treguar një anomali të madhe termike që nga fillimi i javës së dytë.
Piku maksimal i temperaturës sipërfaqësore të qershorit do të jetë në datën 30, prej 29.36°C, e ndjekur nga një kulm më i lartë më 1 korrik, me 29.43°C. Kjo do të thotë që këto shifra janë rreth 7°C mbi mesataren. Mesatarja mujore e qershorit 2025 është rreth 5°C mbi mesataren e viteve të fundit për këtë muaj. Është një situatë absolutisht anormale, e cila nënkupton një sërë efektesh të rëndësishme” – thotë ai.
“Para së gjithash – shton Di Natale – kjo sipërfaqe gjigante e ujit të ngrohtë shkakton avullim të lartë, i cili do të sjellë masa të lagështa në shtresat e poshtme të atmosferës. Klimatologjia është komplekse dhe jo gjithmonë e lehtë për t’u parashikuar, por sigurisht prania e masave të ngrohta dhe të lagështa mund të gjenerojë fenomene meteorologjike më ekstreme me reshje më intensive se zakonisht”.
“Problemet më të mëdha janë të parashikueshme në det” – nënvizon biologu duke pasur parasysh efektin te peshqit. Sipas ekspertëve është e sigurt se specie të ndryshme detare po vuajnë një sërë ndikimesh në mënyra të ndryshme. Për peshqit si toni dhe peshku shpatë, temperaturat mbi 26°C çojnë në bllokimin e aktivitetit riprodhues, i cili zakonisht ka kulmin në pjesën e dytë të qershorit. Ai ndoshta do të lëvizë, nëse është e mundur, drejt vendeve me temperatura më të ulëta.
“Edhe një ndryshim i vogël në temperaturë ka një efekt të madh. Kjo do të thotë që peshkatarët mund të hasin probleme në kapjet e specieve të ndryshme, me më shumë specie që preferojnë ujëra të ngrohta dhe më pak për specie që zakonisht preferojnë ujëra më të ftohta. Breshkat e detit ndoshta do të kenë më shumë mundësi për të lëshuar vezët e tyre në Detin Ligurian dhe në pjesët më veriore të Mesdheut”, – përfundon Di Natale.