
Belinda Balluku, zv/kryeministre dhe ministre, por edhe si drejtuese politike e qarkut Fier, ka vazhduar edhe sot takimet me qytetarët.
Ajo shkruan në postimin e mbrëmjes në facebook: “Patos. Kënaqësi të isha në shtëpinë e vëllezërve Agron dhe Bledar Gropa, pasardhës të një fisi të njohur mallakastriot, dikur të persekutuar nga regjimi dhe sot sipërmarrës të suksesshëm. Falë skemave mbështetëse në bujqësi të Qeverisë Rama vëllezërit Gropa kanë ngritur kantinën e verës “Arianiti”, me standarde bashkëkohore, e cila është prezantuar denjësisht në panaire kombëtare e ndërkombëtare, duke fituar edhe shumë medalje. Edhe më shumë do të bëjmë për të mbështetur njerëzit e punës, sepse kështu mbështesim zhvillimin e konomik të vendit”.





