Wednesday, October 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËBASHKITË QË PO ZHVASIN E VRASIN

BASHKITË QË PO ZHVASIN E VRASIN

Nga Julian Hoxhaj – Nje i mitur, vetem 14 vjec, humbi jeten tragjikisht ne Roskovec, teksa ishte duke gjuajtur peshk per t’i cuar ushqim nenes dhe 7 motra e vellezerve ne shtepi, qe jetonin ne mjerim.

Dramat ne familjen Saka i kane lene vendin njera-tjetres. Ergysit fatkeq, 10 vjet me pare i ishte mbytur nje vella, kater vjet me pare mbeti jetim pasi i nderroi jete  babai ndersa dje e mori rrjedha e Semanit, duke shtuar dhe me tej tragjedine ne familjen e tij. Disa denoncime qytetare tregojne se bashkia e Roskovecit nuk i jepte as ndihme ekonomike familjes (eshte vetem 2800 lek te reja) nese nuk gabohem. Kjo shume parashe, e paperfillshme per shume prej nesh, i ishte hequr pa te drejte familjes Saka, qe jetonte ne mjerim e skamje.

Por, nga ana tjeter, kryebashkiakja e Roskovecit me bekim a urdher te shefit te saj politik, vendosi qe edhe per familjen e Ergysit jetim dhe pa asnje te ardhur, te rrise me 50% tarifen e pastrimit me qellim qe keto para qe ia merrte familjes se Ergysit t’i conte te inceneratori i Fierit me pretendimin e djegies se plehrave.

Keshtu ka ndodhur kudo ne Roskovec, Vlore, Patos, Mallakaster, Kavaje, Shijak, Durres, Tirane etj, madje dhe ne Prrenjas, aty ku nje dite me pare nje 48 vjecar i dha fund jetes per shkak te varferise.

Kjo eshte drama qe prodhon shteti dhe pushteti ne te gjitha nivelet e tij ne Shqiperi sot. Eshte drama e grabitjes se cdo qindarke nga xhepi i qytetareve duke i varferuar ata deri ne piken ku sedra dhe dinjitetin t’i coje ne litar a ne lume…

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME