Monday, May 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREBE përshëndet paktin Rama-Berisha: Parlamenti funksional është kyç për integrimin

BE përshëndet paktin Rama-Berisha: Parlamenti funksional është kyç për integrimin

Gonzato u shpreh se ai mirëpret vendimin e sotëm të Konferencës së Kryetarëve përmes së cilës u mundësia rikthimi i jetës parlamentare.

Po ashtu ai u shpreh se përgëzon lidershipin nga të dyja palët për arritjen e gjetjes së gjuhës së përbashkët. Gonzato theksoi se delegacioni i BE në Shqipëri ka përsëritur vazhdimisht se një parlament funksional është kyç për procesin e integrimit të vendit drejt BE-së.

“Përshëndes vendimin e sotëm të konferencës së kryetarëve, i cili bën të mundur rifillimin e funksionimit normal të parlamentit dhe vlerësoj lidershipin dhe përgjegjësinë e treguar nga palët në arritjen e marrëveshjes. Delegacioni i BE ka përsëritur se një Parlament funksional është kyç për procesin e integrimit drejt BE”, u shpreh Gonzato.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME