Saturday, October 12, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha: Çdo emër i dalë nga grupi i Alibeajt është i Edi...

Berisha: Çdo emër i dalë nga grupi i Alibeajt është i Edi Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli jashtë parlamentit për zgjedhjet në bashki. Ai ka reaguar pas deklaratave të Enkelejd Alibeajt se prej javës së ardhshme do të dalin kandidatët e grupimit të tij për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Duke folur në një deklaratë për mediat nga Kuvendi ai tha se çdo kandidat që del është në emër të Edi Ramës.

“Çdo kandidat është gjoja i tij, por i dalë nga Rama. Ai është njeriu që kërkon të zhdukë opozitën dhe PD-në, por do marrë përgjigjen më ndëshkuese. Kjo pasi PD-ja është në të drejtën morale për të qenë e pavarur. Ndiqeni seancën dhe përfytyroni për një moment. Kjo marrëveshje ishte për tragjedinë e Shqipërisë, kjo është e vërteta. Ishte marrëveshje pozitë-opozitë si persona hajdutë, të pa mëshirë. Klani Rama me klanin Basha. E them për Bashën për të thënë të vërtetën, ai që ishte menaxher i Simfoni, ishte administrator edhe i Ramës dhe i Bashës. Pra, prit një minutë, dua të mos kujtojë kush që po bëj akuzë politike. Nuk po e bëj, po them një të vërtetë të hidhur. Ky tha që dha dorëheqjen, por pa një muaji doli që funksiononte. Kjo ishte marrëveshje e përgatitur nga dy krerët. Gjë e tmerrshme, opozita e blerë me marrëveshjen mafioze të Portit të Durrësi. ”

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME