POLITIKË

Berisha: Stop terrorit shtetëror, Ramaduro po dhunon protestuesit

Përmes një postimi të shpërndarë në platformën e tij sociale Facebook, lideri i opozitës Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për ushtrim dhune ndaj protestuesve paqësorë para Kryeministrisë.

Në reagimin e tij, Berisha shprehet se  kryeministri Edi Rama, të cilit i referohet me epitetin “Ramaduro”, po përdor policinë për të mbrojtur atë që ai i cilëson si “mega-afera korruptive”, duke urdhëruar dhunimin e protestuesve.

“Stop terrorit ndaj protestuesve paqësorë. Ramaduro në mbrojtje të mega-aferave të tij korruptive urdhëron policinë të dhunojë protestuesit para kryeministrisë,” shkruan Berisha, duke shtuar se “shqiptarët do t’i rezervojnë fatin e Maduros”.

Postimi i Berishës:

Stop terrorit ndaj protestuesve paqësor! Ramaduro në mbrojtje të mega-aferave të tij korruptive urdhëron policinë të dhunojë protestuesit para kryeministrisë! Shqiptarët do të rezervojnë fatin e Maduros!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button