
Mbrëmja finale e edicionit të dytë të Ferma Vip solli një spektakël të paharrueshëm për publikun shqiptar. Nën prezantimin elegant të moderatores Luana Vjollca, formati i njohur u mbyll me triumfin e reperit Big Basta, i cili u shpall fitues mes duartrokitjeve dhe entuziazmit të madh të fansave.
Finalja ishte e mbushur me emocione të forta, surpriza të ndjera dhe rikthime familjare, që preken zemrat e publikut. Një nga momentet më prekëse ishte dalja për herë të parë në ekran e gjyshes 94-vjeçare të Anduelit, një figurë e dashur që u bë simbol i lidhjes familjare dhe sakrificës. “Ajo nuk lëviz nga fshati… jena rrit prej saj,” – u shpreh me lot në sy Andueli, duke e kthyer skenën në një moment të ngrohtë e të paharrueshëm.
Përveç emocioneve, finalja shënoi edhe ndarje të bujshme dhe debate të papritura, të cilat e bënë mbrëmjen një ndër më të ndjekurat të sezonit televiziv. Me fitoren e Big Bastës, Ferma Vip 2 përmbylli një tjetër sezon të suksesshëm, duke konfirmuar vendin e tij si një nga reality show-t më të ndjekur dhe më të komentuar në Shqipëri.