MAGAZINË

Biri për të Atin: Të flasësh për ty duhet më shumë se një artikull.

Të flasësh për ty baba më beso që të duhet më shumë kohë se për artikullin më të rëndësishëm.

Ti e di që unë shprehem rrallë për ty, por të kam borxh të gjithë rrugëtimin tim. Sot dua të flas për ty, jo si babai im, por si Iliri personi që të gjithë e identifikojnë me fjalën dinjitet. Ata që të njohin, e dinë se dinjiteti të ka shoqëruar gjithë jetën dhe jo vetëm kur refuzove të pije kafe me kryeministrin Rama.

Baba më beso se ti je një njeri i rrallë, jo se je babai im, por se je një njeri që me të vërtetën nuk ke bërë kurrë kompromis. Nga ty kam mësuar gjënë më të rëndësishme në jetë, se çfarëdo që të vjen përpara duhet ta përballosh.

Ti ke zgjedhur dinjitetin dhe qëndresën, më ke treguar për to që kur isha i vogël. Ti vërtet je njeri i thjeshtë, por njeriu përcaktohet nga shpirti dhe jo nga ato që ka, ndaj them se ti je nga njerëzit më të pasur në botë.

Zoti ta bëftë jetën ashtu siç e ke shpirtin baba! ❤️ Qofsh gjithë jetën tënde i gëzuar sepse e meriton!

Dhuratën do e marrësh më 11 maj, do ta çojmë tek 5-a, për ty dhe gjithë njerëzit e lirë! 💙💙✌️✌️

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button