
Sipas studimeve të fundit ndërkombëtare, telefonat mobilë janë ndër objektet më të ndotura që prekim çdo ditë, duke mbajtur në sipërfaqe deri në 80% të baktereve më të zakonshme që ndodhen në trupin e njeriut.
Ekspertët e shëndetit publik paralajmërojnë se këto pajisje, që i përdorim vazhdimisht me duart, fytyrën dhe në ambiente të ndotura si tualeti apo transporti publik, mund të shndërrohen në burime të rrezikshme infeksionesh. Nxehtësia që lëshon vetë telefoni ndihmon në shumimin e mikrobeve, ndërsa mungesa e pastrimit të rregullt e përkeqëson situatën.
Statistikat tregojnë se një person e prek telefonin mesatarisht 150 herë në ditë, shpesh edhe gjatë ushqimit, duke shtuar rrezikun e transmetimit të baktereve në gojë dhe organizëm.
Sipas analizave mikrobike, këto janë disa nga bakteret më të rrezikshme të zbuluara në telefonat mobilë:
- Pseudomonas aeruginosa – shumë rezistente, mbijeton me pak ushqim.
- Clostridium difficile – shkakton diarre dhe infeksione serioze intestinale.
- Staphylococcus aureus – përgjegjës për infeksione të rënda të lëkurës dhe gjakut.
- Stafilokokët koagulazë-negativë – rezistentë ndaj antibiotikëve, të zakonshëm në spitale.
- Streptokoku A dhe B – shkaktojnë faringite dhe polmonite.
- Escherichia coli – bakter nga zorra, tregues i ndotjes fekale.
- Coliformi – një tjetër tregues i kontaminimit të theksuar.
- Corynebacterium – i lidhur me difterinë.
- Candida albicans – përgjegjës për infeksione të gojës dhe zonave intime.
- Myshqet – të pranishme në 10% të telefonave, shkaktojnë probleme respiratore.
Mjekët rekomandojnë pastrim të rregullt të telefonit me alkool ose solucion antibakterial, si dhe shmangien e përdorimit në ambiente me higjienë të ulët.
Në një kohë kur higjiena është thelbësore për shëndetin publik, kujdesi ndaj telefonit mund të jetë një hap i vogël, por me ndikim të madh në mbrojtjen nga sëmundjet infektive.