KRYESORE

Alarmi/ Ministri i Mbrojtjes: Priten reshje intensive të shtunën

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi thotë se vendi do të përfshihet nga reshje intensive shiu gjatë ditës së shtunë.

Peleshi thotë se Prefekturat kanë koordinuar punën tashmë, ndërsa i bën thirrje qytetarëve të komunikojnë me strukturat vendore në rast të çdo nevoje.

“Bazuar në informacionet e dërguara nga Instituti i Gjeoshkencës, gjatë ditës së shtunë parashikohen reshje intensive shiu në pjesën më të madhe të vendit.

Agjencia e Mbrojtjes Civile ka koordinuar punën me të gjitha Prefekturat e vendit, për të marrë masat në kohë dhe shmangur problematikat.

Çdo qytetar të komunikojë me strukturat vendore në rast nevoje. Në gatishmëri të plotë për t’ju përgjigjur çdo situate”, shkruan ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button