Uncategorized

Anglia e nis me humbje Ligën e Kombeve ndaj Hungarisë

Hungaria ka arritur ta nisë më këmbë të mbarë Nations League, pasi ia doli të mposhte me shifrat 1-0 Anglinë në “Puskas Arena”.

Goli i vetëm i këtij takimi u shënua nga Dominiko Szoboszlai në minutën e 66-të, i cili shndërroi në gol një penallti të fituar nga shokët e tij. Festa e gjitha për kombëtaren vendase e cila ndëshkoi “Tre Luanët”.

Përballja rezultoi e luftuar deri në minutën e fundit, por kombëtarja angleze nuk mundi të gjente golin e barazimit për të siguruar të paktën një pikë në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve, duke e nisur me humbje këtë rrugëtim në grupin e 3-të të Ligës A.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button